Një sulm me dron dhe eksploziv në një bazë ushtarake në Kolumbi vrau të paktën gjashtë ushtarë dhe plagosi 28 të tjerë.
Lajmin e njoftoi njoftoi Ministri i Mbrojtjes mëngjesin e kësaj të premteje, duke akuzuar grupin gueril ELN.
"E dënoj me termat më të forta të mundshme veprimin terrorist të ELN ", deklaroi ministri në platformën e mediave sociale X, duke njoftuar numrin e të vdekurve nga sulmi që ndodhi të enjten pranë kufirit me Venezuelën.
Me këtë sulm të fundit, numri i forcave të sigurisë të vrarë nga grupi gueril brenda një jave është rritur në tetë, në një kohë kur negociatat e paqes me qeverinë e majtë të Gustavo Petro mbeten të bllokuara.



