Pas shkatërrimeve në Karaibe, stuhia ‘Elsa’ i drejtohet Floridas

Pas shkatërrimeve në Karaibe, stuhia ‘Elsa’ i drejtohet Floridas

Pasi shkaktoi shkatërrime në Karaibe, Stuhia Tropikale Elsa po lëviz në veri drejt Florida Keys. Më shumë se 100,000 njerëz në Kubë u evakuuan përpara se Elsa të godiste të hënën, duke shkaktuar rrëshqitje të baltës dhe "reshje shiu".

Në ditët më parë, stuhia kaloi mbi Republikën Dominikane dhe Shën Lucia, duke vrarë tre persona. Stuhia pritet t’i afrohet Florida Keys gjatë kësaj të marte.

Instituti meteorologjik i Kubës Insmet tha se stuhia kishte kaluar nëpër ishull me erëra deri në 100 km / h.

Ai shtoi se Elsa pritet të shkaktoj stuhi të mëdha shiu mbi ishull. Deri në orën 21:00 me kohën lokale të hënën (01:00 GMT të martën) Elsa do zhvendoset nga Kuba drejt Gjirit të Meksikës.

Një flamur i kuq në plazhin në Guanabo, Kubë

Jose Rubiera, meteorologu më i njohur i Kubës, tha në televizionin shtetëror se: "Shiu po vjen prapa qendrës kështu që fakti që po lëviz në det përgjatë bregdetit verior midis Havana dhe Mayabeque ... nuk do të thotë se shiu ka mbaruar".

Reshjet e shiut prej 13 deri në 25 cm (pesë deri në 10 inç) u parashikuan nëpër pjesë të Kubës të hënën në mbrëmje, me deri në 38 cm (15 inç) në zona të veçanta, tha NHC.

Stuhia goditi Kubën ndërsa vendi po luftonte me shpërthimin e tij më të keq Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, duke rritur frikën se evakuimet masive mund të çojnë në një rritje të mëtejshme të infeksioneve.

Të premten, Elsa u bë uragani i parë i sezonit Atlantik para se të dobësohej në një stuhi tropikale. Të paktën dy njerëz vdiqën të shtunën kur muret u shembën nga erërat e forta në Republikën Dominikane.

Viktimat ishin një djalë 15-vjeçar në Barahona, në jug të vendit dhe një grua 75-vjeçare në perëndim të kryeqytetit, Santo Domingo. Në ishullin Shën Lucia të Karaibeve Lindore, një burrë gjithashtu vdiq, sipas Kryeministrit Allen Chastanet. Në Barbados, qindra shtëpi thuhet se janë dëmtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy