I dënuari përjetë për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Ilir Xhakja dënohet sërish me 1 vit burg

I dënuari përjetë për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Ilir Xhakja dënohet sërish me 1 vit burg

Ilir Xhakja, i dënuari përjetë për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Adem Tahiraj është dënuar sërish me 1 vit burg. GSH.al raporton se gjykata e Krujës e ka dënuar Xhakjan me një vit heqje lirie pasi atij ju gjet celular brenda në qeli.

Ndërkohë, i akuzuari për vrasjen e kryekomisar Adem Tahirajt do e kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg. Ilir Xhakja është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Krimi i rëndë ndodhi më 13 shtator të vitit 2012 pas një konflikti mes të dënuarit dhe ish- shefit të komisariatit në Shijak.

Vendimi është marrë në seancën e sotme në ngarkim të tij, pasi u dëgjuan edhe pretendimet e palës së mbrojtjes.

Sipas avokatit mbrojtës, Xhakja kishte vepruar në gjaknxehtësi, në kushtet e tronditjes së fortë psikike.

Në pretencë, akuza kërkoi deklarimin e fajshëm të të pandehurit për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Aksioni që çoi në ekzekutimin e komisarit

Rreth orës 17.00 të datës 13.09.2012, me urdhër të Shefit të Komisariatit të Policisë, të ndjerit Adem Tahiraj, forcat e policisë të Komisariatit të Shijakut u urdhëruan të kryejnë patrullime në qytetin Shijak dhe rrethinat e tij, deri tek lapidari në Katundin e Ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy