
Astronomët njoftuan se kanë arritur të zbulojnë së fundmi tre Hëna të panjohura më parë që rrotullohen rreth planetëve të sistemit tonë diellor. Sipas tyre njëra Hënë ndodhet në orbitën e Uranit dhe dy të tjerat në atë të Neptunit.
"Tri hënat e zbuluara së fundmi janë më të zbehtat që janë gjetur ndonjëherë rreth këtyre dy planetëve gjigantë të akullit duke përdorur teleskopë me bazë tokësore. U desh përpunim i veçantë i imazhit për të zbuluar objekte të tilla kaq të zbehta.
Shepard po ashtu shton se zbulimi i tre hënave është bërë pas ekspozimeve shumë të shkurtra të tyre dhe se ky proces ka zgjatur me ditë të tera.
Sipas tij Hëna e sapogjetur e Uranit është e 28 që vërehet në orbitën e gjigantit të akullt dhe ka të ngjarë të jetë edhe më vogla për nga përmasat.
Ndër të tjera Shepard thekson se ky zbulim do të jetë i dobishëm për misionet që mund të planifikohen për eksplorimin nga afër të Uranit dhe Neptunit të cilët përbëjnë përherë një kuriozitet të madh për astronomët dhe që për herë të fundit kjo ka ndodhur në vitin 1980.



