Dy të rinj nga Kosova humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë në një aksident tragjik dje në Itali. Sipas mediave italiane, dy viktimat janë Amir Muslija dhe Ysin Braha, 22 vjec kushërinj me njeri tjetrin dhe shokë shkolle njëkohësisht.
Sipas ekspertizes, ata ishin duke u kthyer nga një diskotekë në Firenze për në shtëpi.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në rrugën Siena-Bettolle në zonën Casetta, afër komunës Castelnuovo Berardenga.
Gazeta italiane La Nazione ka postuar edhe foto dhe video nga ngjarja, raportojne se ne makinen e aksidentuar udhetonin tre kosovaret, dy 21 vjecare dhe nje 18-vjec.
Makina doli nga rruga, u permbys dhe u be cope. Perplasja e forte u mori jeten dy personave dhe la rende tjetrin.



