Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen.
Një grua, e cila ishte pasagjere në automjet është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia e mjetit dhe lagështia në rrugë.



