Studimi / Treçereku i njerëzve duan të braktisin rrjetet sociale

Studimi / Treçereku i njerëzve duan të braktisin rrjetet sociale

 Kaspersky Lab ka kryer një studim mes 5 mijë përdoruesve të rrjeteve sociale në 12 vende të botës. Pjesa më e madhe e të intervistuarve, 78%, kanë menduar të braktisin rrjetet sociale, por që më pas kanë ndryshuar mendim.

Ata që dëshirojnë të lënë Facebook, Twitter apo shërbimet e ngjashme, e konsiderojnë humbje kohe, dhe bëhet fjalë për 39 % të tyre. Ndërsa 30 % thonë se nuk dëshirojnë të monitorohen nga gjigantët e teknologjisë. Më të shqetësuar për privatësinë janë italianët dhe gjermanët.

Dëshira për të qëndruar në kontakt me të afërmit e miqtë ka qenë arsyeja kryesore e atyre që kanë ndërruar mendje, 62%. Ndërsa për 21% është frika se mund të humbin kujtimet online, fotot dhe jo vetëm. 18% thonë se nuk janë larguar pasi shpesh përdorin kredencialet e këtyre llogarive në rrjetet sociale për t’u regjistruar në shërbime të tjera online.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy