Benedikti XVI vuan nga një sëmundje paralizuese

Benedikti XVI vuan nga një sëmundje paralizuese

Papa emeritus, Benedikti XVI, është prekur nga një sëmundje që ia ka bërë të detyrueshëm përdorimin e karriges me rrota.

Lajmin për paralizën e tij e ka bërë të ditur i vëllai, Georg, në një intervistë për “Neue Post”, që më pas është publikuar edhe në “Vatican Neës”. Georg thotë se i frikësohet faktit se sëmundja paralizuese mund t’i prekë edhe zemrën të vëllait.

“Lutem përditë që vdekja të na vijë në një moment të mirë”, thotë vëllai 94-vjeçar i Benediktit XVI.

Ai thotë se me të vëllain dëgjohen shpesh në telefon. “Nëse do Zoti, do të takohemi më 8 prill në Romë, për të festuar 91-vjetorin e vëllait Jozef. Por deri atëherë janë dy muaj dhe kushedi çfarë mund të ketë ndodhur”, thotë ai në intervistë.

Vetëm pak ditë më parë, Benedikti i XVI botoi në “Corriere della Sera” një letër me titull “Jam në pelegrinazh drejt Shtëpisë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy