Vëllezërit Bojken dhe Asio Yzeiri publikojnë këngën “Malli”: Pritja nga publiku ka qenë shumë pozitive

Vëllezërit Bojken dhe Asio Yzeiri publikojnë këngën “Malli”: Pritja nga publiku ka qenë shumë pozitive

Këngëtarët e rinj, vëllezërit Bojken dhe Asio Yzeiri, së fundmi kanë publikuar këngën e tyre më të re, të titulluar “Mall”.

Të ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ata thanë se kënga është pritur shumë mirë nga publiku, falë bashkëpunimit të tyre në tekstin që është shkruar nga këngëtarja Vesa Smolica.

Kënga u prit shumë mirë dhe na bëri të ndjehemi shumë mirë, pasi kanë kaluar disa ditë që është publikuar. Ajo është një këngë që kishte për qëllim të pritej mirë nga publiku.

Idenë për këngën e ka pasur Asio, ndërsa pjesa e muzikës dhe tekstit është punuar së bashku me Vesa Smolicën. Gjithashtu falënderojmë Ervin Gonxhin për mbështetjen e tij të vazhdueshme.

Të punosh me njëri-tjetrin është një ndjenjë e veçantë, dhe i vogli gjithmonë dëgjon fjalën.

Babi i tyre, këngëtari i njohur Artur Yzeiri, është mentori i tyre në çdo bashkëpunim muzikor.

 Babin e kemi mentor në bashkëpunimet tona.

Këngën e parë e dëgjon babi dhe, nëse ai thotë që nuk bën, ne mundohemi ta ndryshojmë si muzikë ose tekst.

Përveç kësaj, ne po punojnë edhe për këngën të tre së bashku. Gjithmonë kur shkojmë kudo, na thonë “çunat e Turit”.

Ne edhe të dy jemi bashkë në evente dhe dasma të ndryshme.

Ne e kemi një plan të qartë për të vazhduar rrugën e muzikës dhe për të mos u larguar kurrë nga kjo pasion. Nuk kemi plane të tjera pos muzikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy