Para se të burgosej, ai grisi diplomat akademike në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, në muajin dhjetor në shenjë proteste të hapur kundër urdhrit të talibanëve i cili ndalon arsimimin e grave.
Në një intervistë tjetër televizive qau para gazetarit i cili e pyeti mbi arsyen e një veprimi të tillë.
Profesori Ismail Mashal i Universitetit të Kabulit, Afganistan, hoqi dorë nga mësimdhënia pasi ky urdhër hyri në fuqi, në mënyrë që të rikthehej tek të drejtat themelore dhe gjinore.
Ai ishte i bindur se sipas Islamit si burrat ashtu edhe gratë kanë të drejtën e arsimimit.
Një zyrtar i Ministrisë së Informacionit dhe Kulturës njoftoi arrestimin e tij duke e akuzuar për propagandë kundër pushtetit aktual dhe për “mbledhjen e gazetarëve rreth tij”.
Mashal është rrahur pa mëshirë dhe është marrë me pa u respektuar të drejtat e tij nga anëtarët e Emiratit Islamik (emri zyrtar i regjimit taleban).
Një deklaratë e tillë u bë nga ndihmësi i tij Farid Ahmad Fazli.
Profesor Ismail Mashal përfundoi duke i dhuruar librat e tij në rrugët e Kabulit, veprim i cili e bëri shumë të njohur në rrjetet sociale.
“Më gjej dhe merr një libër dhuratë” shkruhej në karrocën e tij dhe në llogarinë e tij në Facebook dhe ndër të tjera edhe “Shkenca është e domosdoshme për burrat dhe gratë”.



