Raportet e ngrira Rusi-NATO, si në kohën para Luftës së Ftohtë

Raportet e ngrira Rusi-NATO, si në kohën para Luftës së Ftohtë

Rusia ka pezulluar çdo bashkëpunim me NATO-n. Zv.ministri rus i Jashtëm, Alexander Gushko, është shprehur në një intervistë për median shtetërore, RIA Novosti, se raporti aktual Rusi-NATO pasqyron status quo-në e Luftës së Ftohtë.

NATO pezulloi bashkëpunimin ushtarak dhe civil me Rusinë në pranverën e vitit 2014, një vendim që erdhi në pasi Rusia aneksoi Krinemë. Disa mosmarrëveshje, përfshirë një debat për ngushticën Kerç dhe tërheqjen e SHBA-ve nga një traktat bërthamor i epokës së Luftës së Ftohtë, kanë pasur ndikim në raportin Rusi-NATO.

"NATO vetë e ka braktisur axhendën pozitive në marrëdhëniet e saj me Rusinë. Nuk ekziston", është shprehur Grushko.

Grushko, përfaqësuesi i përhershëm i Moskës në NATO në vitet 2012-2018, tha se situata aktuale i ngjan status quo-së së vitit 1947, që çoi në themelimin e NATO-s.

Diplomati rus paralajmëroi NATO-n në lidhje me një konflikt ushtarak të mundshëm me Rusinë, duke shtuar se "njerëzit shpresojnë që kjo nuk do të ndodhë".

"Do të ishte një katastrofë humanitare. Unë jam i sigurt se ata në Uashington dhe Bruksel e kuptojnë këtë", thotë ai.

Intervista e Grushko-s vjen një ditë pasi oficerë aktualë dhe ish-ushtarakë të SHBA-ve shprehën shqetësimin se mungesa e komunikimit midis Moskës dhe Uashingtonit mund të çojë në luftë bërthamore "gabimisht ose për shkak të keqllogaritjes".

"Rrezikojmë të kthehemi në një Luftë të Ftohtë që nuk është avantazh i askujt", citon Associated Press James Stavridis, një admiral në pension i Marinës, i cili ka qenë komandant i lartë i NATO-s në Evropë në vitet 2009-2013. "Pa një angazhim të qëndrueshëm në nivel politik mes institucioneve të mbrojtjes, rreziku i një lufte të re të ftohtë është në rritje”, ka thënë Stavridis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy