Semanaj: Nëse do kemi një sulm kibernetik, Prokuroria të hap një hetim të plotë, institucionet kanë treguar paaftësi dhe delitantizëm

Semanaj: Nëse do kemi një sulm kibernetik, Prokuroria të hap një hetim të plotë, institucionet kanë treguar paaftësi dhe delitantizëm

Sulmi kibernetik që pësuan faqet qeveritare duket arritur deri tek emailet e kryeministrit Edi Rama vunë në lëvizje qeverinë dhe Agjensinë e Kombëtare të Shoqërisë së informacionit.

Me theksin te fakti se nuk kishte patur humbje të dhënash, AKSHI njoftoi se kishte bërë izolim të menjëhershëm pas identifikimit të sulmit në përputhje me protokollet ndërkomëbtare.

Lidhur me këtë, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCn tv, eksperti i kibernetikes, Besmir Semanaj, thotë se nëse do të bëhej fjalë për sulm kibernetik, prokuroria dhe institucionet përkatëse nuk janë në gjendje të kryejnë një hetim të detajuar.

Sipas tij, këtu kanë dështuar institucionet duke treguar një paaftësi dhe delitantizëm të madh.

Nëse do kishim një sulm, besoj do jemi në të njëjtën gjendje ne të cilën jemi dhe tani, kemi një sulm dhe shteti shqiptar, prokuroria dhe institucionet përkatëse nuk janë në gjendje, ose nuk duan, sepse besoj se janë në gjendje, që të bëjnë një hetim të plotë.

Mjaftojnë emailet që dolën dje, dhe për sa kohë qeveria shqiptare nuk e ka përgënjeshtruar që këto faqe nuk ka informacione të vërtetë, të hapet një hetim. Po të shikojmë emailet që dolën dje, nga adresat zyrtare dhe me adresa yahoo e gmail, ku persona me pozita shumë ta larta shtertroe, i drejtohen innstitucioneve shtetërore analoge partnere me një adresë yahoo e gamil dhe marrin përgjigje me atache, dhe pasi pashë këto emaile, kuptoj në një farë mënyre si ëhstë hakëruar shteti shqiptar, sepse do të ishte shumë e thjeshtë për një haker të krijonte të adrese gmaili ose hotmaili, dhe të dërgonte një ligj, projektligj, duke pretenduar se është një ix person

Nëse institucionet shqiptare kanë ceduar në këtë pikë është e kotë te diskutojmë investimet, është e kotë te diskutojmë çfarë duhet të bëjmë për tu mbrojtur, është një paaftësi dhe dilitantizëm extrem, është një gjë që në kaq vite karriere nuk e ka parë as në kompani shumë të vogla.

Eksperti i kibernetikes, Besmir Semanaj, thotë se Komisioneri ka gënjyer edhe më faktin se një pjesë e emaileve janë në Austri, pasi sipas tij Microsofti nuk ka servera të tillë në këtë shtet.

Komsionieri thotë që një pjesë e emaileve janë në Austri, mirëpo në Austri, Microsofti nuk ka fare servera, tani në momentin qe unë gjej këtë pikë që nuk qëndron, si mund ti besoj pjesën tjetër të përgjigjes, pra është, do ishte ironike, për zgjuarsinë e qytetarëve, që unë në momentin që gjej një pikë ku është gënjyer, të them nëse do të zbatohet pjesa tjetër e ligjit apo jo.

Komisioneri nuk thotë ligjin, duhet të dimë se kush është ligji që merret me të mbrojtjen e të dhënave sensitive, dhe nga informacionet konfidenciale qe kam nga juristë në Shqipëri, legjislacioni aktual shqiptar nuk e lejon hostimin e shërbimeve të qytetarëve dhe shërbimeve shtetërore jashtë vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy