
Fshatrat në Memaliaj prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve publike. Kjo ka ndikuar në braktisjen e tyre, ndërsa banorët flasin edhe për kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballen. MCN ishte në fshatin Toç, aty ku shumë banesa janë kthyer në gërmadha si pasojë e largimit të banorëve.



