
Erërat e forta dhe mungesa e reshjeve po e nxisin zjarrin që ka përfshirë periferinë e Los Angelesit, në Kaliforni.
Sipërfaqe të mëdha janë dëmtuar nga zjarri, ndërsa 150 shtëpi janë shkatërruar tërësisht deri tani. Mes tyre është edhe prona e manjatit të medias, Rupert Mudoch.
Flakët kanë shkatërruar disa prej vilave të të pasurve në Bell Air, mes të cilëve edhe pronën 28 milionë dollarëshe të Murdoch.
Sipërfaqja me vreshta “Moraga” në pronësi të Murdoch ishte e vetmja në Los Angeles, që përdorej për qëllime tregtare.
Flakët kërcënojnë edhe prona të tjera të emrave të njohura si atë të Elon Musk dhe të këngëtares Beyonce.
Autoritetet kanë thënë se për momentin, zjarri nuk mund të vihet nën kontroll. Kjo situatë pritet të përparojë deri të shtunën.



