Aktivizohet një vullkan nënujor në Oqeanin Paqësor në Commonwealth të SHBA-ve të Ishujve të Marianës Veriore.
Të gjitha indikacionet janë se vullkani Ahyi filloi të shpërthejë në mes të tetorit, tha të hënën Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Ishujt Mariana janë rreth 6115 kilometra në perëndim të Honolulu. Shkencëtarët po përpiqen qv të shohin nëse aktiviteti ka lidhje me tërmete të cekëta ose nëse materiali shpërtheu nga krateri, tha Matt Haney, një gjeofizikan kërkimor i USGS.
Shkencëtarët po kontrollojnë të dhënat satelitore për të parë nëse ka ujë të zbardhur, gjë që mund të sugjerojë se po del material nga vullkani.
Nuk ka asgjë deri më tani që sugjeron se ky shpërthim do të intensifikohet dhe do të bëhet një shpërthim i madh.
Megjithatë, marinarët do të ishte mirë që të shmangnin zonën përreth.
Aktiviteti nga një burim vullkanik nënujor u kap muajin e kaluar nga sensorë hidroakustikë rreth 2250 kilometra larg ishullit Wake Island.
Mali detar Ahyi është një vullkan i madh konik nëndetës. Pika e tij më e lartë është 79 metra nën sipërfaqen e oqeanit. Ndodhet rreth 18 kilometra në juglindje të ishullit Farallon de Pajaros, i njohur gjithashtu si Uracas.
Nuk ka stacione lokale monitorimi pranë Ahyi Seamount dhe kjo gjë kufizon aftësinë tonë për të zbuluar trazirat vullkanike atje.
Do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër të dhënat e disponueshme hidrofonike, sizmike dhe satelitore.
Mali detar është pjesë e Harkut Vullkanik Mariana, i cili është një zinxhir prej mbi 60 vullkanesh aktive që shtrihen mbi 600 milje në perëndim dhe paralel me Hendekun Mariana, pika më e thellë në botë.



