"Duam punë, duam bukë", transporti publik i përsërit kërkesat qeverisë dhe kërcënon me grevë (VIDEO)

"Duam punë, duam bukë", transporti publik i përsërit kërkesat qeverisë dhe kërcënon me grevë (VIDEO)

Unioni i Shoqatave të Transportit ju rikthye sërish këtë të mërkurë protestave pavarësisht urdhrit të kryeministrit për të mos lejuar tubimet për shkak të pandemisë.

Me thirrjet "Duam punë, duam bukë", ata u mblodhën para Ministrisë së Infrastrukturës.

"Transporti publik është rrezik por më rrezik se fasonët dhe call-centerat nuk është. Ato nuk janë mbyllur fare dhe kanë qenë burim infeksioni. Ka shumë punëtorë që duan të shkojnë në punë, u janë bërë këmbët copë. Janë mbi 10 mijë punëtorë të transportit urban dhe interurban që kanë mbetur pa punë, me 400 mijë lekë nuk bëjnë dot asgjë. Duke u shtyrë më shumë nuk mbajmë dot familjet me bukë" tha një përfaqësues i tyre.

Përsëritën edhe njëherë kërkesat për qeverinë.

"Të pranohet akciza e naftës për transportin, të subvencionohet ai 30%, të bëhet një paketë e dytë 400 mijë lekësh për transportin, është muaji i katërt si do të jetojmë ne? Ata nuk po japin zgjidhje e shtyjnë me javë. Në çdo vend të botës transporti publik është hapur. Nëse qeveria do të zbatohet protokolli, qeveria duhet të mbështesë me ndihmë financiare.Të hapet puna."

Në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre ata paralajmëruan protesta të përditshme deri edhe në grevë.

"Do të dalim përditë në protestë derisa të plotësohen kërkesat tona. Do të bëjmë dhe grevë për të drejtat tona, jo partitë".

Transporti publik, i parashikuar të hapej me 15 qershor, u shty me një javë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas shtimit të rasteve me Covid.

Ndërkohë ende nuk ka një datë të re për nisjen e shërbimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy