
Mike Pompeo njoftoi të premten se SHBA do të pezullojnë Traktatin e Armëve Bërthamore për raketat e Mesme, një pakt kyç me Rusinë që ka qenë një nga elementet kryesore të sigurisë evropiane që nga Lufta e Ftohtë.
"Për vite, Rusia ka shkelur kushtet e Traktatit të Armëve Bërthamore me reze të mesme veprimi pa pendim", tha Pompeo duke folur në një deklaratë për mediat nga Departamenti i Shtetit. "Shkeljet e Rusisë vënë miliona evropianë dhe amerikanë në rrezik më të madh."
"Është detyra jonë të reagojmë në mënyrë të përshtatshme", tha Pompeo, duke shtuar se SHBA-të kishin siguruar "kohë të mjaftueshme" për Rusinë që të kthehej në bisedim.
Pezullimi ishte i pritshëm, pasi ka ngritur shqetësime rreth një gare të armëve me Moskën dhe i ka vënë aleatët evropianë në alarm dhe hyn në fuqi të shtunën.
Rusisë i janë ofruar edhe 180 ditë kohë për t’u kthyer në marrëveshjen e vitit 1987, para se Shtetet e Bashkuara ta përmbyllin përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme zbatimin e këtij traktati.
Presidenti Donald Trump dhe zyrtarët e tij të lartë kishin sinjalizuar për muaj me radhë se ata ishin të gatshëm të dilnin nga traktati i INF, të cilin SHBA akuzon Moskën për shkelje që nga viti 2014, shkruan CNN.
"Shtetet e Bashkuara i janë përmbajtur plotësisht Traktatit të INF për më shumë se 30 vjet, por nuk do të mbetemi të kufizuar nga kushtet e saj ndërsa Rusia paraqet gabimet e saj", tha Trump në një deklaratë të premten. "Ne nuk mund të jemi vendi i vetëm në botë i lidhur në mënyrë të njëanshme nga ky traktat, apo ndonjë tjetër".
Rusia dhe SHBA janë dy vendet e vetme të traktatit, por kjo ndikon dukshëm në sigurinë evropiane.
Raketat bërthamore të përfshirja në marrëveshjen dypalëshe mund të fluturojnë nga 310 deri në 3.100 milje, duke i bërë ata një kërcënim për Evropën, ku zyrtarët mbështesin njëzëri vendimin e SHBA-së, edhe pse i konsiderojnë hapat e tyre të mëtejshëm të rezikshme dhe pranojnë se kanë pak ose aspak optimizëm që traktati mund të vazhdojë.
Në një deklaratë, NATO tha se aleatët e Amerikës "mbështesin plotësisht" vendimin e SHBA për shkak të kërcënimit të Rusisë për sigurinë euroatlantike dhe refuzimin e saj për të dhënë ndonjë përgjigje të besueshme ose për të ndërmarrë ndonjë hap drejt pajtueshmërisë së plotë dhe të verifikueshme.
NATO i kërkoi Rusisë të përdorë gjashtë muajt e ardhshëm për "kthimin në pajtueshmëri të plotë dhe të verifikueshme për të ruajtur Traktatin e INF".
Edhe pse ata shprehin mbështetje për vendimin e SHBA, perspektiva e shpërbërjes së INF është thellësisht shqetësuese për qeveritë e Evropës, ku zyrtarët shprehën shqetësim të thellë për atë që do të thotë vendimi i SHBA.
Rusia ka të ngjarë të përdorë tërheqjen e SHBA si një justifikim për vendosjen e sistemeve diku tjetër, thanë shumë analistë, ndoshta duke filluar një garë armësh të sistemeve të armëve të ndaluara më parë.



