
Pas më shumë se 15 vitesh përpjeke është finalizuar një marrëveshje shumë e rëndësishme, ajo për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe homologu i tij italian, Antonio Tajani, janë dy zyrtarët që firmosën marrëveshjen, që prek 500 mijë shqiptarë në Itali.
Ata u shprehën se kjo u realizuar falë një përpjekjeje këmbëngulëse prej thuajse një dekade.
Ministri Hasani, e vlerësoi si një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët që punojnë në Itali.
Është një marrëveshje shumë e rëndësishme për shqiptarët që punojnë në Itali dhe italianët që punojnë në Shqipëri. 15 vjet një përpjekje shumë të rëndësishme sapo e firmosën. Jam shumë i gëzuar jo vetëm si personi që e firmosi këtë marrëveshje, por edhe për të gjithë bashkëpunimin që kemi pasur me Ministrinë e Jashtme të Italisë për kontributet në arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Ndërsa ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, vlerësoi marrëveshjes si një siguri dhe perspektivë për personat që punojnë në të dy vendet.
Një marrëveshje shumë e rëndësishme. Kishim rreth 15 vite që prisnim këtë firmë, dhe garanton të drejtat e punonjësve italianëve në Shqipëri dhe anasjelltas, për pensionet. Mendoj se ky vendim i përbashkët ofron për shumë persona një siguri dhe perspektive pozitive për të ardhmen.
Shtetasit shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në Itali, do t’u njihen vitet e punës edhe në Shqipëri në momentin që dalin në pension.
Bisedimet mes Shqipërisë dhe Italisë për marrëveshjen e arritur kanë nisur vite më parë dhe janë intensifikuar që nga viti 2014.
Përfitues nga kjo marrëveshje parashikohet të jenë afërsisht 500 mijë mijë shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Itali.
Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.



