
Një kompani ruse, e cila dyshohet se është përfshirë në ështjen “Russiagate” ka ngritur padi ndaj Facebook-ut, për shkak të fshirjes së llogarisë së saj.
Në padinë e dorëzuar të hënën (20 nëntor) në një gjykatë në Kaliforni, kompania që mban emrin Agjencia Federale e Lajmeve LLC ka kërkuar rikthimin e llogarisë së saj në rrjetin social, me argumentin se është kompani legjitime e lajmeve.
Ajo e ka selinë në Shën Petersburg dhe më parë është akuzuar për ndërhyrje në fushatën e zgjedhjeve presidenciale amerikane më 2016.
Llogaria e saj në Facebook është mbyllur në prill, në periudhën e padisë së Këshilltarit Special Rober Mueller ndaj Agjencisë së Hulumtimeve në Shën Petërsburg. Mueller e ka akuzuar atë për shpërndarje të lajmeve të rreme në vitin 2016.



