EuropeIN/ Marrëdhëniet suedezo-shqiptare (VIDEO)

EuropeIN/ Marrëdhëniet suedezo-shqiptare (VIDEO)

Në vitet ’80, në Shqipëri mund të themi se nuk ekzistonte thuajse asnjë fëmijë që të mos njihte Aventurat e Nils Holgersonit.

Autorja e këtij romani klasik për fëmijë, Selma Lagerlof, njihet si e para autore femër në histori që ka fituar çmimin Nobel në Letërsi.

Nga ana tjetër nuk janë më të paktë edhe ata që janë rritur me historitë e Pipi Çorapegjatës, një tjetër klasik suedez i autores Astrid Lindgren e që më pas u bë edhe film bazuar në këtë libër.

Pavarësisht se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Suedisë kanë qenë të kufizuara gjatë viteve ’70-’80-të, megjithatë kultura suedeze në vendin tonë ka arritur të depërtojë, së pari përmes letërsisë së mirë për fëmijë.

Nga ana tjetër, në shqip kanë ardhur edhe autorë nobelistë Tomas Transtormer ndërkohë që janë të shumtë edhe ata që e duan muzikën suedeze dhe grupe të tillë muzikorë, si “Abba”, “Europe” apo “Ace of Bace”.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Suedisë janë vendosur në qershor të vitit 1969 dhe Ambasada jonë në Stokholm është hapur në vitin 1972. Gjatë viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona kanë qenë të kufizuara, ndërkohë që mund të themi se marrëdhëniet janë rivendosur në majin e vitit 1991 me vizitën e parë të një ministri suedez të Punëve të Jashtme në Shqipëri, kur Sten Andersson vizitoi vendin në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy