
Shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar një shtetas ukrainas nën dyshimin për vjedhje të sekreteve shtetërore.
I dyshuari u kap "në dorën e kuqe" në qytetin perëndimor të Tulës, tha Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB).
Ukrainasi pretendohet të ketë qenë duke mbledhur informacione sekrete në lidhje me "armët e fundit dhe dokumentacionin e tyre teknik sekret".
Po ashtu sipas FSB i dyshuari po përpiqej të kërkonte "punonjës të ndërmarrjeve ruse të mbrojtjes" dhe t'i rekrutonte ata.
Tula është një fabrikë armësh ushtarake që prodhon raketa si dhe pushkë të avancuara automatike dhe snajper.
Pa dhënë shumë detaje Rusia thotë se i dyshuari kishte punuar për shërbimet e inteligjencës ukrainase.



