Aktorja 48-vjeçare pozon nudo për ditëlindje

Aktorja 48-vjeçare pozon nudo për ditëlindje

Gwyneth Paltrow mbushi 48 vjeçe ditën e djeshme dhe ditëlindjen e saj vendosi ta festonte në rrjete sociale me një foto nudo. Përveç imazhit që ajo ndau, ndjekësve u tërhoqi vëmendjen edhe trupi i supertonifikuar i aktores.

Asgjë përveç kostumit tim të ditëlindjes sot”, ishte komenti që shoqëroi foton e saj Gwyneth.

Sigurisht aktorja ishte kujdesur të fshihte të gjitha pjesët intime, por duket se fotografia e ka lënë të shokuar vajzën e saj 16-vjeçare, Apple.

“MAMI”, shkroi adoleshentja me shkronja të mëdha, duke shprehur në këtë formë sikletin e saj ndaj postimit të së ëmës.

Gwyneth ka qenë gjithnjë shumë mendjehapur ndaj tematikave që kanë lidhje me seksualitetin dhe fansat e saj janë mësuar tashmë me këtë gjë. Para disa kohësh ajo nxorri në shitje një qiri, që sipas aktores mbante erën e vaginës së saj. Ajo ka provuar se është edhe një nënë liberale, duke i blerë djalit të saj 14-vjeçar dhuratë për ditëlindje një puzzle të mbuluar me gjinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy