Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata liron nga qelia “dy rrëmbyesit”, në burg vetëm kopshtari (VIDEO)

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata liron nga qelia “dy rrëmbyesit”, në burg vetëm kopshtari (VIDEO)

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për personat e dyshuar që rrëmbyen dhe më pas vranë shtetasin Jan Prenga. Sipas burimeve, mësohet se masa e sigurisë është ndryshuar për shtetasit Leonard Hajri dhe Olsi Turja, nga “Arrest në burg”, në “Arrest shtëpie”.

Kujtojmë që pak ditë më parë nga burgu u lirua edhe një tjetër person i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në janar të vitit të shkuar në Kamëz. Në masë sigurie “Detyrim paraqitje” u la shtetasi Ardian Doçaj.

Në lidhje me këtë ngjarje, në burg kanë mbetur kopshtari i kompleksit në Shijak, Festim Bexhdili dhe vijojnë të jenë në kërkim Altin Hajri e Gentian Doçaj.

Të gjithë këta persona dyshohen se janë përfshirë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen te Jan Prengës në 17 janar të 2020, ku dyshohet se shkaku kryesor ishte prishja e pazareve të drogës duke synuar marrjen e një shume parash.

Por që, dita ditës shumica prej tyre po lënë qelitë me vendim të gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy