Kryeministri Rama prezantoi sot platformën bashkëqeverisëse me qytetarët. Rama tha se përmes kësaj platforme, çdo qytetar mund të realizojë një denoncim, me qëllim që të sensibilizojë qeverinë.
“Përmes platformës, njerëzit do marrin përgjigje për çdo ankesë dhe për çdo vlerësim të shprehjes së dëshirës për kontribut janë ministrat dhe ministret. Në këtë platformë çdo qytetar mund të realizojë një denoncim në media, me qëllimin që të sensibilizojë qeverinë. Të gjitha denoncimet në media, apo kudo tjetër janë të mirëseardhura. Por kjo platformë krijon mundësinë që ta zgjidhësh problemin direkt.
Duke përdorur këtë platformë, njerëzit marrin në dorë një armë për të luftuar të drejtat e tyre dhe i japin mundësi vetes që në këtë luftë të jenë me qeverinë në krah”, tha ai.



