Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, e cilëson shqetësues për nivelin e demokracisë funksionale në Turqi, arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Në një intervistë për MCN TV, Milo deklaroi se Turqia është një vend i madh dhe rrezaton influencë nga të gjitha pikëpamjet, jo vetëm në rajonin e saj, por dhe më gjerë dhe një përplasje e tillë politike, dukshëm, pavarësisht se mund të mbulohet dhe justifikohet me epitete në luftën kundër terrorizimit dhe korrupsionit, fakt është që nuk po gjen ekuilibrin e nevojshëm demokratik brenda vendit.
Kjo e pengon Turqinë edhe për të përmirësuar imazhin dhe marrëdhëniet e saj në raport me Bashkimin Europian, se duket se një nga pengesat për afrimin me BE është niveli i demokracisë që ka Turqia aktualisht.
Është e njohur se demokracia në Turqi ka disa minuse të cilat tashmë lidhen edhe me historinë e qëndrimit të gjatë në pushtet të një drejtuesi të vetëm politik siç është Erdogani.



