
2 të vdekur dhe mbi 36 mijë hektarë të djegur. Ky është bilanci i zjarreve për vitin 2024 në Shqipëri, ku vetëm në 8 muaj ka pasur 120 vatra aktive.
Eksperti i mjedisit Abdulla Diku tha përmes një lidhje “Skype” me studio e lajmeve të MCN Tv se situata po i afrohet asaj të vitit 2017 dhe se vijojnë të bëhen të njëjtat gabime vit pas viti.
Ka qenë një verë shumë e vështirë lidhur me situatën e zjarrit. Ka një përkeqësim të situatës. Po i afrohet situatës dramatike të 2017 për numrin e zjarreve dhe sipërfaqen e djegur. Vijojmë të mos nxjerrim mësime dhe duke bërë të njëjtat gabime vit pas viti duke mos marrë asnjë masë parandaluese për menaxhimin e zjarreve. Hapi i parë është mungesa e marrjes së masave parandaluese për menaxhimin e zjarreve dhe të tjerat vijnë me aspektet organizative dhe logjistike në lidhje me këtë fenomen .
Masat parandaluese merren në dimër, kur nuk ka zjarre. Harta përkatëse, brezat e ndërprerjes së zjarreve, skuadra t vullnetare, skuadrat e operimit në terren, komunikimi me qytetarët dhe ajo që mungon, edukimi në lidhje me efektet negative të zjarreve.
Paralelisht, vijojnë ato që lidhen me një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore, me mbështetje logjistike financiare dhe koordinim më i mirë i aktiviteteve për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve.
Sipas Dikut, bashkitë kanë hequr nga puna specialistët e pyjeve dhe kanë marrë njerëz që nuk kanë informacione në lidhje me zjarret.
Zjarret në pyje dhe kullotat nuk janë menaxhuar ndonjëherë nga shërbimet zjarrfikëse apo Emergjencat Civile. Historikisht këto zjarre janë menaxhuar nga specialistët e pyjeve. Bashkitë i kanë hequr nga puna specialistët e pyjeve dhe paguhen të tjera persona në vendin e tyre. Kemi 1 mijë inxhinierë pyjesh pa punë ndërkohë stafet janë të mbushu me njerëz që s’kanë informacione për zjarret në pyjeve.
Stafet teknike duhet të mbështeten me pajisje logjistike, duhet të bashkëpunojmë me komuniteti që dëmet të jenë minimale.
Më tej Diku tha se numri i zjarreve dhe sipërfaqet e djegur tentohet të fshihet nga statistikat zyrtare.
Kur bëhet fjalë për dëme të mëdha, statistikat janë inekzistente nga institucione. INSTAT jep ndonjëherë ndonjë numër, por jo sipërfaqe të djegura. Duke mos pasur statistika ne nuk arrimë të bëjmë planifikimet e duhura për mjete, pajiste dhe burime. Zjarri tentohet të fshihet nga statistikat zyrtare.



