Mbretëresha e Anglisë Elizabeth II mban një nga fjalimet e saj të rralla për popullin e saj.
Mediat britanike do ta transmetojnë sot fjalimin e Mbretëreshës së Anglisë, qëllimi i të cilit është të nxisë vetëdisiplinën dhe gjetjen e zgjidhjeve gjatë pandemisë së koronavirusit, thotë BBC.
Në fjalimin e asaj ajo pranon pikëllimin, dhimbjen dhe vështirësitë financiare, me të cilat po përballen britanikët gjatë kësaj "kohe përçarje".
Mbretëresha falënderon stafin e NHS dhe punonjësit kryesorë dhe theksonrolin e rëndësishëm që mund të luajnë individët.
Videoja e saj do të transmetohet në TV, radio dhe media sociale në 20:00, njofton BBC.
"Unë po ju flas në atë që di se është një kohë gjithnjë e më sfiduese. Një kohë përçarje në jetën e vendit tonë: një përçarje që disave u ka sjellë disa pikëllim, shumë njerëzve vështirësi financiare dhe ndryshime të mëdha në jetën e përditshme të të gjithëve."
Mesazhi është filmuar nga një kameraman i vetëm i veshur me pajisje mbrojtëse, me gjithë stafin tjetër teknik në një dhomë tjetër.
Qëllimi i mesazhit është qetësimi dhe sigurimi i njerëzve. Vendimi është marrë "në konsultë të ngushtë me Downing Street", tha korrespondenti mbretëror i BBC, Nicholas Witchell.
Numri i vdekjeve në Britaninë e Madhe arriti në 4 313 vetë të shtunën. Një fëmijë pesëvjeçar ishte ndër vdekjet e raportuara së fundmi.
Ky është fjalimi i katërt i Mbretëreshës së Anglisë që nga viti 1953. Më 1991, ajo doli e foli për Luftën e Gjirit dhe më 1997 pas funeralit të Princeshës Diana. Fjalimi saj i fundit ishte në vitin 2002, kur njoftoi britanikët për vdekjen e Nënës Mbretëreshë



