"Territorialja"/ Koti: Nuk reflekton problemet e reformës së vjetër. Spahiu: PS e vë në funksion të votave. Murataj: Nuk është reformë, por hartë!

"Territorialja"/ Koti: Nuk reflekton problemet e reformës së vjetër. Spahiu: PS e vë në funksion të votave. Murataj: Nuk është reformë, por hartë!

Projektligji për Reformën e Re Territore kaloi sot me debate të ashpra në Kuvend, duke ndezur reagime të forta edhe nga panelistwt në studion e "MCN Live". 

 

Ish-deputetja e PD-së, Sorina Koti, anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Erion Murataj, dhe bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahiu, u shprehën njëzëri kundër draftit të mazhorancës që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. 

 

Ata theksuan se nisma e PS nuk reflekton problemet e shkuara, nuk përbën një reformë të mirëfilltë, por është thjesht një hartë e sajuar për interesa të pastra elektorale të vitit të ardhshëm.

 

 

Ish-deputetja e PS, Sorina Koti, u ndal te përmasa ekonomike e këtij projektligji, duke sqaruar se PS pranoi vetë mangësitë e ndarjes së vjetër administrative, por dështoi t'i korrigjonte ato.

 

Reforma territoriale ka qenë ndër diskutimet më të shumta që kemi pasur qoftë brenda forumeve, dhe si pjesë e profesionit si ekonomiste e kam parë reformën si pjesë ekonomike të vendit.

 

Ka qenë ndër diskutimet më të nxehta dhe më debatuese dhe kemi hasur në debate.

 

Ajo çfarë propozoi PS nuk reflektoi asnjë nga rekomandimet që kanë ardhur qoftë në aspektin politik dhe nga aspekti qytetar, se shumë bashki kanë bërë dëgjesa me qytetarët, dhe për fat të keq, opozita edhe PS e konfirmoi se reforma e vjetër kishte probleme dhe nuk reflektoi te reforma e re që u prezantonte qytetarëve.

 

 

 

Bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahiu, hodhi akuza të forta ndaj strategjisë politike të përdorur nga socialistët, duke u shprehur se ndryshimi i hartës po bëhet vetëm për të siguruar fitoren në kutitë e votimit.

 

Pse PS po këmbëngul kaq shumë për ta miratuar?

Përgjigjja është se PS s'ka menduar asnjëherë që të vihet në shërbim të qytetarëve, por çdo gjë e vë në funksion të votave për zgjedhjet e ardhshme, sepse reforma territoriale është ndër reformat më kryesore të një vendi, sepse kjo e kalon mandatin e një qeverie.

PS e bëri e vetme në 2014, e vetme reformën që prodhuan zgjedhjet në 2015, pak vite kanë kaluar dhe i rikthehet prapë e vetme. Ajo s'po arrin konsensus brenda anëtarëve të partisë së saj.

Kështu që kjo reformë do sjellë ndryshime jashtëzakonshme për qytetarët.

 

 

Nga ana e tij, anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Erion Murataj, e cilësoi të gjithë procesin si një spektakël mediatik dhe politik që po kontrollohet nga grupe të caktuara interesi, duke u shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë shqiptarëve.

 

'Rilindasit' nuk kanë të bëjnë me socialistët.

 

Kjo reformë është pikërisht që vë gishtin në plagë, ne sot nuk kemi socialistë në qeverisje, kemi një grup që varen nga Ergys Agasi.

 

Shqiptarët jo vetëm që e kanë kundërshtuar në masë, por kjo në vetvete nuk është një reformë, jo, është vetëm një hartë.

 

Sot jemi në këtë pikë, po bëhet një show mediatik politik në Shqipëri dhe ata që po paguajnë pasojat e kësaj paçavure të kësaj reforme, do të jenë po shqiptarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy