Itali, shqiptarit i gjendet kokainë në të brendshme

Itali, shqiptarit i gjendet kokainë në të brendshme

Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali, pasi u kap me disa doza kokaine. Ai u arrestua ndërsa udhëtonte me makinë me një shqiptar tjetër.

Në momentin e kontrollit, karabinierët konstatuan se i riu e kishte fshehur në të brenshmet e tij sasinë prej 13 dozash kokainë.

Përveç dozave të drogës atij i janë gjetur dhe një shumë prej 1500 eurosh.

Ndërsa në makinë është gjetur dhe një thikë. Ndalimi është bërë mbrëmjen e 9 gushtit. Nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të arrestuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy