Ndërsa Ministria e Financave po kalkulon shifrat e buxheti të shtetit për vitin 2018, në Kuvend ka mbërritur drafti I buxhetit faktik për vitin 2016. Pas miratimit në mbledhjen e qeverisë, buxheti faktik pritet të miratohet nga komisionet parlamentare. Buxheti 2016 ndryshoi me dy akte normative, dhe në finale buxheti faktik rezulton me një gropë fianciare prej 100 milionë euro, si rezultat i mosrealizimit të të ardhurave.



