E vërteta e dhimbshme e familjes Saliaj, detaje të reja mbi historinë që i parapriu vrasjes te gjykata

E vërteta e dhimbshme e familjes Saliaj, detaje të reja mbi historinë që i parapriu vrasjes te gjykata

Vrasja e Kundret Saliajt ishte një ngjarje e paralajmëruar, madje në këtë rast paralajmërimi vinte nga ish-bashkëshortja e tij, Dhurata Saliaj, nëna e tre fëmijëve.

Për vrasjen e Kudret Saliajt, policia e Tiranës arrestoi si autor të dyshuar, ish-vjehrrin, Nexhip Picari, i cili pak minuta pas arrestimit pretendoi se e vrau ish-dhëndrin pasi i kërcënonte vajzën. Por në fakt, historia ka një tjetër të vërtetë të dhimbshme për familjen Saliaj.

MCN kërkoi në Gjykatën e Tiranës një vendim të datës 5 maj. Vendim i cili shpall fajtor ish-bashkëshorten e të ndjerit Kudret Saliaj duke e dënuar atë me burgim për dhunë në familje.

Ndaj Dhurata Saliaj ka nisur një hetim pas kallëzimeve të familjes së të ndjerit dhe dëshmive të 3 fëmijëve të saj të mitur.

MCN siguron një kopje të konkluzioneve të prokurorit të çështjes. Në diskutimin përfundimtar të prokurorit flitet për kërcënime të hapura për vrasje që vinin nga nëna e tre fëmijve. Një prej vajzave të mitura deklaronte në polici se :

“Në darkë kur po qëndronte në shtëpi, kam dëgjuar që mamaja e saj ka telefonuar gjyshen dhe e ka kanosur me fjalë se do t'ju vendos njerëz nga pas për t'ju vrarë.”

Gjithashtu, Franceska Saliaj ka deklaruar se mamaja e saj kishte muaj që keqtrajtonte vëllain e saj të vogël, duke e kanosur me hedhje nga ballkoni si dhe duke e qëlluar në brryla në fytyrë.

Kërcënimet për vrasje dhe shuarje janë bërë në sy të fëmijëve dhe prindërve të Kudretit, por pavarësisht vendimit dhe dënimit të saj me burgim, krimi i vrasjes nuk u shmang.

Gjykata e Tiranës vendosi të dënojnë me 1 vit e gjysmë Dhurata Saliajn, nga 2 vite burg që kishte kërkuar prokurori Gjon Kodra. Një muaj pas dënimit të së bijës, Nexhip Picari kryen vrasjen e ish-dhëndrit duke e parë si përgjegjësin e këtij vendimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy