Çika: Shkatërrimi i urës së Krimesë i zgjidhi duart Putinit për goditje të tjera! Turqia do të ridimensionojë pozicionin e saj (VIDEO)

Çika: Shkatërrimi i urës së Krimesë i zgjidhi duart Putinit për goditje të tjera! Turqia do të ridimensionojë pozicionin e saj (VIDEO)

Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se goditja e urës së Krimesë i ka zgjidhur duart Putinit për të ndërmarrë goditje të tjera, dhe një prej tyre është dhe sulmi që ndodhi në Kiev mëngjesin e sotëm.

I ftuar në studion e lajmeve në MCN Tv, Çika theksoi se aneksimi i 4 rajoneve është zyrtarizuar tashmë nga Rusia dhe çdo sulm kundrejt tyre konsiderohet si sulm ndaj këtij vendi.

Duke vijuar me logjikën e tij, Çika tha se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nisi me qëllimin për të ndryshuar rendin botëror.

Ashtu si edhe bota e pa sulmi mbi arterien kryesore që lidh Rusinë me Ukrainën ishte goditje strategjike dhe për të goditur prestigjin e Rusisë dhe të Putinit duke qenë se është një nga vepra që është inaguruar nga ai. Goditja nuk është marrë përsipër nga Ukraina, megjithëse pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit ai akuzoi Ukrainën për sulmin tek ura. Kjo goditje megjithëse ka një rëndësi të veçantë duhet pranuar që i zgjidh duart Putinit për të ndërmarrë goditje të tjera, siç ndodhi me Kievin. Putin dhe shtabi i  FA kanë ndërmarrë sulme në të gjithë Ukrainën, goditje që lidhen edhe me objekte të rëndësisë së veçantë si termocentralet, goditje të urave, që ishte shmangur deri më sot.

Sigurisht që konflikti ka një periudhë që ka kaluar fazën e parë të një sulmi që ishte një operacion special. Kemi 4 rajone që janë rusofone, të cilat nëpërmjet një votimi i cili nuk është i njohur nga Perëndimi ka pranuar të shkëputet nga Ukraina. Në këtë koncept kemi një zyrtarizim të këtyre rajoneve si territori zyrtar i Rusisë.  Një sulm kundrejt këtyre rajoneve konsiderohet si sulm ndaj Rusisë.

Për Rusinë është fakt aneksimi i  rajoneve, pavarësisht  mosnjohjes nga arena ndërkombëtare. Rusia, dogma ruse e paraqitur për këtë ndërhyrje ishte aneksimi i zonave lindore. Në këtë këndvështrim duhet thënë se kjo luftë nisi pikërisht për të ndryshuar rendin botëror.  Të rregullit si drejtohej bota e deritanishme. Një marrëveshje që ishte vendosur në fillim të vitit 1990, në marrëveshjet që kishte bërë Perëndimi me Gorbaçovin. Kemi zgjerim të NATO-s, kemi tejkalimin e marrëveshjes së 1990 dhe si kundërpërgjigje kemi ndërhyrjen e Rusisë kundrejt Ukrainës dhe është vendimi i Rusisë për të ndryshuar rendin, thotë që duhet të kemi rend të ri që duhet të mbështet ne disa pole dhe jo vetëm tek SHBA-ja. Kjo luftë i shërben Rusisë dhe dogmës së saj për të vendosur disa pole në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Më tej, Çika tha se Turqia dëshiron të ridimensionojë pozicionin ushtarak dhe ekonomik.

Turiqa është lojtar i rëndësishëm i rajonit, që shkon deri në Azi dhe një pjesë të mirë të Euroazizë. Turqia do të ridimensionojë pozicionin e saj ushtarak dhe ndikimit të saj. Ka disa elementë, që shohim një tension të rritur ne Egje. Është periudha kohore që po ndodh, është periudhë zgjedhore në Turqi. Erdogan ka ndërmarrë një aksion ndërkombëtar të fuqishëm për ripozicionimin e Turqisë, në këtë këndvështrim konflikti më i madh që ka Turqia është me Greqinë, për çështje të sovranitetit të disa ishujve të Greqisë. Hapi i fundi është marrëveshja turko-libiane, që nuk është pranuar si marrëveshje nga asnjë nga aleatët. Duhet parë mbështetja momentale që ka Greqia nga aleatët si nga BE dhe SHBA që kanë vendosur që me marrëveshjen e re të ridimensionojnë marrëveshje e re të mbrojtjes. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy