Bilardo në MCN/ Nano: S’kam interes për zgjedhjet, socialistët zotër të të gjithë lojës. Po na ndodh ajo që kemi hak

Bilardo në MCN/ Nano: S’kam interes për zgjedhjet, socialistët zotër të të gjithë lojës. Po na ndodh ajo që kemi hak

Gazetari dhe analisti Mustafa Nano në emisionin Bilardo në MCN TV ka komentuar lidhur me zgjedhjet dhe situatën politike në vendin tonë ku u shpreh se nuk ka asnjë interes sepse duket sikur nuk ka garë dhe se janë të njëjtë persona që nga vitet ’90. Ai tha se nuk sheh ndonjë tension të madh sepse gara nuk është e barabartë dhe se socialistët shfaqen si zotër të të gjithë lojës.

Së pari duket sikur nuk ka garë sikur njihet fituesi pa u bërë zgjedhje dhe e dyta ka të bëjë me atë që është një klasë politike që ne e njohim, janë të njëjtët persona të viteve 90 që nuk duan të ikin dhe kështu që s’ka asgjë të re, mua më ka humbur kureshtja, dhe pse vazhdoj ti ndjek zhvillimet, por jo siç i kam ndjekur para 10 vjetësh, ndërsa tani nuk shoh ndonjë tension të madh sepse gara siç e thash nuk është e barabartë. Socialistët i shoh shumë të fortë, si zotër të të gjithë lojës, kanë në kontroll çdo gjë, kjo nuk është mirë, por në të njëjtën kohë shoh që shumica e njerëzve dhe pse kjo nuk është e mirë, shprehen se më mirë regjimi se alternanca e pushtetit sepse ajo sjellin në pushtet ata, është ajo që duhet të kishin ikur.

Ndërsa i pyetur nëse problem këtu është vetëm politika, Nano tha se kështu si ecin gjërat na kanë hije ne, nuk është se po na bëhet ndonjë padrejtësi nga historia. Sipas tij, ajo çfarë po ndodh është ajo që ne kemi hak.

Gjithmonë është ajo pyetja pse gjërat nuk ecin mirë këtu me ne? Unë mendoj që kështu si ecin gjërat na kanë hije ne, nuk është se po na bëhet ndonjë padrejtësi nga historia. Çfarë po ndodh mendoj se e kemi hak të ndodh, sepse në shoqërinë shqiptare e shoh vazhdimisht në një pafuqi që e tregon nga mëngjesi në darkë, që i vë përballë presionit ata që rrinë aty dhe nuk duan të ikin. Është vendi për të thënë një gjë që është banale që e thonë të gjithë që ne në histori kemi qenë gjithmonë të vonuar, kemi qenë vendi i fundit që ndërtuam një monarki më të prapambeturën në Ballkan dhe tani kemi tranzicionin më të veçantë. Dhe Mali i Zi i tregoi vendin Gjukanoviçit i tha boll është boll, kurse ne...ky fakt që tek ne prodhohen udhëheqës që qëndrojnë gjatë dhe që ne duam të qëndrojnë gjatë, ky është një problem joni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy