
Zëdhënësi i BE, Peter Stano, i ka quajtur pretendime të pabaza deklaratat e kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës tha se i dërguari i BE Miroslav Lajçak ishte në sinkron me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në takimin e 14 shtatorit.
“Nuk mund t’i komentojmë komentet e kryeministrit Kurti, sidomos kur janë pretendime të pabaza”, tha Stano.
“Ata e mbështesin që ai ta ndihmojë Kosovën dhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet. Kjo deklaratë është e mbështetur nga 27 vende të Bashkimit Evropian. 27 vendet e BE-së kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që t’i përmbushin obligimet e tyre pa asnjë vonesë. Gjithashtu ua kujtojnë palëve për principin e konfidencialitetit në dialog. Kjo është shprehur shumë qartë për të dyja vendet”, shtoi ai.



