Moti sot/ Intervale kthjellimesh e reshje shiu

Moti sot/ Intervale kthjellimesh e reshje shiu

 Kjo javë që kemi hyrë do të jetë një javë “normale” dimri, si pasojë e një qendre të thellë e presionit të ulët që ndikon jo vetëm mbi vendin tonë, por edhe në pjesën më të madhe të Evropës.

Nuk do të mungojnë ditët me reshje shiu, në relievet malore reshjet e dëborës, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore do të ketë edhe ditë me diell (kthjellime afatshkurtra).

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell, kryesisht përgjatë zonave të ulëta. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe jug reshjet me intensitet të ulët deri mesatar. Lokalisht dhe në periudha tepër afatshkurtra në këto zona reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy