Komisioni Europian: Vodka e dhuruar nga Putin për Berlusconin, shkel sanksionet

Komisioni Europian: Vodka e dhuruar nga Putin për Berlusconin, shkel sanksionet

20 shishet e vodkës dërguar politikanit italian Silvio Berlusconi si dhuratë për ditëlindje nga Presidenti rus Vladimir Putin shkelin sanksionet europiane të vendosura pas pushtimit të Ukrainës, tha të enjten Komisioni Europian.

Ish-kryeministri Berlusconi, partia e të cilit Forza Italia pritet të jetë pjesë e qeverisë së re të Italisë, shkaktoi polemika këtë javë kur tha se ishte në kontakt me Putinin dhe së fundmi kishte shkëmbyer “letra të ëmbla” me të.

Paketa e pestë e sanksioneve, e dakordësuar në prill 2022, zgjati ndalimin e importit të mallrave alkoolike nga Rusia, përfshirë vodkën.

Nuk ka asnjë përjashtim për dhuratat dhe as për sasi të veçanta.

Kështu tha një zëdhënëse e Komisionit Europian në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me njëzet shishet e vodkës që politikani italian, Silvio Berlusconi pretendon se i ka marrë si dhuratë nga Vladimir Putin.

Edhe një herë ju kujtojmë se shtetet anëtare janë përgjegjëse për zbatimin e sanksioneve të Bashkimit Europian.

Komisioni Europian nuk vlerëson rastet individuale të aplikimit të sanksioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy