“Paradise Papers” zbulon skandalin e ri financiar, si i fshehën paratë politikanët, mbretëresha dhe emrat e njohur të artit

“Paradise Papers” zbulon skandalin e ri financiar, si i fshehën paratë politikanët, mbretëresha dhe emrat e njohur të artit

“Rrjedhja” e disa dokumenteve financiare ka zbuluar një parajsë të re fiskale, prej të cilës kanë përfituar emra të njohur të politikës dhe artit botëror. “Paradise Papers” është emri i skandalit më të ri financiar, i cili ka mes emrave të përfshirë edhe atë të mbretëreshës Elisabetë. Kjo e fundit rezulton se ka investuar sasi të mëdha parash kesh në parajsat fiskale.

Gjithashtu, mes emrave të investitorëve që kanë shmangur taksat është edhe ai i sekretarit të Tregtisë në kabinetin e presidentit Donald Trump, Wilbur Ross.

“Paradise Papers” dyshohet se përmban të paktën 13.4 milionë dokumente, të cilat e kanë origjinën kryesisht nga një firmë e vetme e financës offshore.

Të paktën 100 media boërore po investigojnë mbi këto dokumente. Rasti i ngjan atij të më shumë se një viti më parë, “Panama Papers”.

Shumica e lajmeve që do të prodhojnë këto dokumente pritet të përqendrohen te emrat e politikanëve, njerëzve të famshëm dhe të pasurve me peshë në tregun ndërkombëtar, të cilët kanë përdorur fondacione dhe kompani të ndryshme si mbulim për të mbrojtur paratë e tyre nga taksat. / BBC/ 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy