Në fuqi imuniteti për Ballukun/ Kalaja: Rama po mbron veten. Kume: Parlamenti s’verifikon prova (VIDEO)

Në fuqi imuniteti për Ballukun/ Kalaja: Rama po mbron veten. Kume: Parlamenti s’verifikon prova (VIDEO)

Vendimi i shumicës socialiste për të mos miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku ka nxitur reagime dhe debat në opinionin publik. 

 

Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u prezantua raporti i Këshillit të Mandateve për këtë çështje, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi se kërkesa e SPAK nuk do të aprovohet në Kuvend. 

 

Këtë qëndrim e mbështeti edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se nuk ka akuza për korrupsion, por vetëm dyshime për pabarazi në tendera.

 

E ftuar në ‘MCN Informacion’, avokatja Adriana Kalaja e kritikoi ashpër këtë qëndrim, duke e cilësuar si përpjekje për të mbrojtur zyrtarë të lartë të qeverisë.

 

Rama nuk ka as tagrin dhe as aftësinë profesionale për të thënë nëse SPAK ka apo jo prova. Me këtë veprim u rrëzua alibia se PS është pro drejtësisë së re. Sot ai tregoi qartë se nuk po mbron Ballukun, por veten, sepse shumë shpejt mund të jetë edhe ai përballë drejtësisë. Çfarëdo që të ndodhë, nuk ka shpëtim për Ballukun. SPAK duhet të tregojë që është i paanshëem dhe që po zbaton ligjin. Rama është ai që i ka të gjitha pushtetet.

 

Sipas saj, në dosje mund të ketë prova të reja që rëndojnë pozicionin juridik të zyrtares, duke përmendur edhe dyshime për manipulim provash dhe intimidim të dëshmitarëve.

 

Ndërkohë, gazetari Mariglen Kume u shpreh kritik ndaj argumenteve të kryeministrit, duke theksuar se ato nuk kanë bazë ligjore apo kushtetuese.

 

Kryeministri dhe parlamenti nuk kanë kompetencë të verifikojnë faktet e një çështjeje penale. Parlamenti duhet të shqyrtojë vetëm anën kushtetuese të kërkesës. Unë nuk e di çfarë përmbajnë 6 mijë faqet e dosjes, por di që hetimet kanë vijuar edhe gjatë kohës që Balluku ka qenë ministre dhe zv.kryeministre.

 

Ai shtoi se shqetësues është edhe pretendimi i prokurorisë për kërcënim të dëshmitarëve, duke e cilësuar situatën si një shembull të zbatimit të dobët të ligjit dhe duke theksuar se çështja duhet të marrë një zgjidhje përmes procedurave të drejtësisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy