Një adoleshent është arrestuar nga policia në Brazil pasi ka rrëfyer vrasjen e prindërve birësuese dhe motrës në Sao Paulo, sepse ishte i zemëruar pasi i hoqën celularin dhe kompjutetrin.
Ishte vetë 16-vjeçari ai që lajmëroi policinë, i cili tha se kishte përdorur armën e të atit, i cili punonte si roje bashkie.
Nga dëshmia e dhënë në polici, adoleshenti pretendonte se kishte marrëdhënie të këqija me prindërit e tij birësues.
Ai tha se i kishte vrarë prindërit pasi i kishin hequr celularin dhe kompjuterin, duke e penguar që të bënte një prezantim në shkollë.
Mediat vendase raportojnë se pasi kreu krimin, i riu hyri në kuzhinë, drekoi dhe shkoi në palestër.
Të tre trupat u gjetën tashmë në gjendje dekompozimi në shtëpinë e familjes, e cila ndodhet në lagjen Vila Jaguara.



