Kaledonia e Re refuzon pavarësinë nga Franca

Kaledonia e Re refuzon pavarësinë nga Franca

Me 53% të votave, Kaledonia e Re ka refuzuar shkëputjen nga Franca.

Arkipelagu në Paqësor pranë Australisë mbetet në posedimin francez, edhe pse mbështetja për status quo-në ka rënë në krahasim me referendumin e vitit 2018.

Në referendumin e parë për vetëvendosjen, më 4 nëntor 2018, rreth 56.7% e votuesve kishin zgjedhur gjithashtu të rrinin nën sovranitetin francez.

I kënaqur me rezultatet, presidenti francez, Emmanuel Macron, duke folur drejtpërdrejt nga pallati Elysée, e mirëpriti rezultatin "me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje".

Referendumi i pavarësisë është pjesë e një përpjekjeje tre dekadëshe të dekolonizimit që synon zgjidhjen e tensioneve në arkipelag midis Kanakëve vendas që kërkojnë pavarësi dhe banorëve të gatshëm të qëndrojnë nën varësinë e Francës.

Më shumë se 180 000 votues u pyetën për t'iu përgjigjur pyetjes: "A doni që Kaledonia e Re të fitojë sovranitetin e plotë dhe të bëhet e pavarur?".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy