
Papa Françesku u dërgoi 15,000 akullore të burgosurve për t'i ndihmuar të qetësoheshin gjatë asaj që ka qenë një nga verat më të nxehta të regjistruara në Itali.
Akulloret u dorëzuan në dy burgjet e Romës-Regina Coeli në qendër të qytetit dhe Rebibbia në periferi-nga almoneri i Vatikanit, Kardinali Konrad Krajeëski.
Në një deklaratë, Vatikani tha se zyra bamirëse e Papës "nuk shkoi me pushime" këtë verë. Në vend të kësaj, vullnetarët e Vatikanit e kaluan kohën e tyre "duke vazhduar t'i përkushtoheshin, ndër të tjera, dy prej shtatë veprave të mëshirës ".
Dhurimi ishte një nga disa "gjeste të vogla ungjillore të bëra gjatë verës "për të ndihmuar dhe dhënë shpresë për mijëra njerëz në burgjet e Romës", shtohet në deklaratë.
Në qershor, rreth 20 të burgosur nga burgu Rebibbia u takuan me Papën para se të bashkoheshin me të në një vizitë në Muzetë e Vatikanit.



