
Apple nuk ndalet. Kompania arriti vlerën 2 trilion dollarë të mërkurën. Kompania ka mesatarisht një fitim të përjavshëm prej 3.5% që nga fillimi i qershorit, sipas FactSet.
Aksionet e Apple kanë pasur rritje, duke shënuar një kërcim prej 59% në vitin 2020, dhe Cupertino arrin një kapitalizim tregu prej 2 trilion dollarë, duke u bërë kompania e parë amerikane që arriti majën.
Apple është provuar çuditërisht rezistent ndaj pandemisë. Kompania akoma gjeneron më shumë se 80% të të ardhurave të saj duke shitur pajisje me çmim të lartë të bëra pothuajse tërësisht në Kinë, ku ndodhi shpërthimi i pare i pandemisë.
Të ardhurat e kombinuara nga të gjitha ato pajisje u rritën 10% nga viti në vit në tremujorin fiskal më të fundit të Apple që përfundoi më 27 qershor.



