“Sa lezet”, kënga më e re e Malvina Likaj: Kam studiuar për muzikë klasike por dashuria ime mbetet muzika popullore

“Sa lezet”, kënga më e re e Malvina Likaj: Kam studiuar për muzikë klasike por dashuria ime mbetet muzika popullore

Të studiosh për muzikë klasike dhe të përqendrohesh te muzika popullore, kjo është zgjedhja që ka bërë këngëtarja e re Malvina Likaj.

Drupal Ad

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfen si nisi rrugëtimi i saj në muzikë dhe dashuria e saj të pakushtëzuar për polifoninë.

Së fundmi ajo ka prezantuar këngën e re të titulluar “Sa lezet” dhe këtë muaj del edhe kënga më e re “Nënë, do të vijë”.

Unë kam studiuar për muzikë klasike, kthesa ime ka qenë gjithmonë në këtë muzikë, jam rritur në një familje ku kënga labe këndohej gjithmonë që nga im atë, gjyshi, e me radhë, pra jam rritur nëpër ato sofrat labe.  

Më vonë mbarova studimet për muzikën klasike, për kanto, kam bere transit me zhanret e muzikës, që nga klasike te e lehtë, pastaj në festivale e me radhë dhe u pozicionova tani për muzikën popullore.

Doja të njohja më tepër Malvinen dhe ku po pozicionohesha, edhe pse te gjithë më thonin muzika popullore të rri më mirë, duke qenë se këndonim me babin.

Muzika popullore është shkollë me vete.

Kënga ime e fundit është “Sa lezet” që u prit mjaft mirë kurse tani unë ka një këngë tjetër që publikohet me 17 janar, kënge me elemente te muzikës folk, që titullohet “Nënë, do të vijë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy