Egnatia fiton duelin e pretendentëve ndaj Partizanit, rrogozhinasit shkëputen në krye

Egnatia fiton duelin e pretendentëve ndaj Partizanit, rrogozhinasit shkëputen në krye

Egnatia triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Partizanin, në supersfidën e javës së 31-të në Superiore.

Dy golat për Egnatian u shënuan nga Montenegro. Sulmuesi zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të, pas një aksioni shumë të bukur.

Në minutën e 30-të, ishte Fernando, që pasi mori topin pranë portës së tij, vërshoi në të gjithë fushën dhe në fund asistoi për Monetenegron, që përballë portierit Qirko nuk gaboi.

Në pjesën e dytë, Egnatia shënoi edhe të tretin me Fernando, por goli u anulua pas rishikimit në VAR.

Golin e vetëm për Partizanin e shënoi Skuka në minutën e 80-të, ndërsa rrezikuan disa herë për të barazuar, por pa sukses.

Me këtë fitore, Egnatia shkëputet në krye të renditjes me 57 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e tretë me 48 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy