Del në treg libri i ish-gruas së Donald Trump, “Raising Trump”

Del në treg libri i ish-gruas së Donald Trump, “Raising Trump”

Ish-gruaja e Presidentit Donald Trump, Ivana, ka shkruar një libër, i cili botohet sot, por ajo që ka tërhequr vëmendje këto ditë, janë komentet që ajo bëri gjatë një interviste para botimit të librit.

Në një intervistë që dha dje në televizionin ABC, Ivana bëri shaka, duke thënë se ajo është “Zonja e Parë”, ngaqë ka qenë bashkëshortja e parë e Donald Trumpit.

Melania Trump, Zonja e Parë e vërtetë, duket se nuk u zbavit nga kjo shaka e Ivanës. Zëdhënësja e saj tha se komenti i ish bashkëshortes së Presidentit kishte për qëllim “të tërhiqte vëmendjen dhe ishte një zhurmë që i shërbente asaj”.

Titulli i librit të Ivana Trumpit është “Raising Trump” dhe ka dalë sot në shitje. Në libër ajo i hedh një vështrim jetës së saj dhe rritjes së tre fëmijëve që ka me Donald Trumpin, Donald Jr., Eric dhe Ivanka. /VOA

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy