Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk është i kënaqur me largimin e 4 ministrave nga qeveria por ai ka vijuar të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Ndërkohë Basha foli edhe për skandalin e plehrave dhe tha se nëse kjo konfirmohet se është e vërtet atëherë quhet genocid ndaj popullit.



