Thaçi në Hagë, Nano: Klasa politike rinovohet me votë, të tjerat janë teori konspirative (VIDEO)

Thaçi në Hagë, Nano: Klasa politike rinovohet me votë, të tjerat janë teori konspirative (VIDEO)

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano e sheh si kompromentuese për historinë e UÇK-së thirrjen nga Gjykata e Hagës të ish-drejtuesve të saj. Në një analizë në studion e lajmeve në TvT, Nano tha se emrat në fjalë përfaqësojnë historinë e Kosovës në 20 vitet e fundit.

Mendoj se historia e UÇK kompromentohet seriozisht. Kemi të bëjmë me personazhe të rëndësishme. Është i gjithë shtabi i UÇK. Ata janë historia e Kosovës e 20 viteve të fundit. Shpresoj që në Hagë të dalin të pafajshëm dhe të kthehen në Kosovë të larë”, tha ai.

Nano i cilësoi teori konspirative idetë e hedhura se përballja me drejtësinë në Hagë do t’i shërbejë Thaçit. Ai tha se klasa politike duhet rinovuar me votë.   

“Kjo është optika e njerëzve që rendin pas teorive të konspiracionit. Kjo lëvizje po bëhet nga aleatë të Thaçit për të çuar në Europë dhe për ta kthyer me përmasa akoma më të mëdha. Atij do t’i duhej një injeksion dhe kjo situatë mund t’i shërbejë shumë mirë. Unë nuk besoj te skenare të tilla. Është një legjendë që funksionon edhe në Shqipëri dhe lidhet me reformën në drejtësi. Shpresoj që klasat politike në Shqipëri dhe Kosovë të rinovohen nga vota e qytetarëve”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy