Emigrantët e paligjshëm, “El Chapo" drejt lirimit, përfiton nga masat e reja të Trump

Emigrantët e paligjshëm, “El Chapo" drejt lirimit, përfiton nga masat e reja të Trump

Duket se ardhja në krye të SHtëpisë Së Bardhë e Donald trump nuk ka sjellë vetëm pakënaqësi, pasi ka dhe nga ata persona që mund të kenë përfitime. Një ndër ta është baroni i drogës, meksikani Joaquin Guzman, i njohur ndryshe si “El Chapo”, i cili vetëm pak kohë më parë u akstradua në një burg të siguirsë së lartë në SHBA.

Masat e reja të administratës Trump për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm mund të shpëtojnë nga drejtësia amerikane edhe trafikantin e rezikshëm “El Chapo”.

Avokati mbrojtës i tij, José Luis Gonzalez Meza, po e luan mjaft mirë këtë kartë për të gjetur hapësira ligjore që do të mundësonin ekstradimin e tij në Meksikë, nga burgu i sigurisë së lartë në Manhatan të Nju Jorkut ku mbahet aktualisht.

Pretendimi është: “Ai është një i paligjshëm dhe kriminel, të kthehet në Meksikë”. Mbreti i narkotrafikut u ekstradua me 20 janar në SHBA, ditën e inagurimit të Presidentit amerikan Donadl Trump.

“El Chapo” ka qenë lider i kartelit famëkeq “Sinaloa”, i cili ka trafikuar sasi të jashtëzakonshme lëndësh narkotike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kapja e tij në 2014-ën u përshendet si një fitore e madhe e qeverisë.
 
Arratisja e parë e Guzmanit pas arrestimit në Guatemalë në vitin 1993, daton në vitin 2001, kur arriti të largohej nga burgu i fshehur në një kosh rrobash të palara pasi i kishte dhënë ryshfet gardianëve.

“El Chapo” ka mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy