OKB dënon Izraelin për përplasjet në Gaza, 120 vende e mbështesin

OKB dënon Izraelin për përplasjet në Gaza, 120 vende e mbështesin

OKB ka miratuar dje me shumicë votash një rezolutë që e dënon Izraelin për përdorimin e “tepruar dhe diskriminues” të forcës në Gaza, pas përplasjeve të përgjakshme me palestinezët përgjatë kufirit disa javë më parë.

Rezoluta e hartuar nga Algjeria, Turqia dhe Palestina u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me 120 vota pro, 8 kundër dhe 45 abstenime.

SHBA-të, Izraeli, Australia, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Togo dhe Ishujt Solomon votuan kundër kësaj rezolute.

Në rezolutë thuhet se “dënohet përdorimi i tepruar dhe diskriminues i forcës nga Izraeli ndaj civilëve palestinezë në Territoret e Pushtuara Palestineze, përfshirë Jeruzalemin Lindor dhe në mënyrë të veçantë Rripin e Gazës”.

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB nuk ka vlerë ligjore detyruese, por ka mbart implikim politik që mund të çojë në aksione ndërkombëtare.

Para votimit, SHBA-të tentuan t’i shtonin një amendament rezolutës, duke denoncuar grupin palestinez Hamas si pjesë të dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve. 62 vende votuan në favor të amendamentit, ndërsa 58 të tjera kundër. Amendamenti u rrëzua për shkak të mosarritjes së kuorumit të nevojshëm prej 2/3 e votave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy