Pasojat e tërmetit, Prokuroritë e Durrësit dhe Tiranës nisin hetimet për ndërtuesit dhe zyrtarët (VIDEO)

Pasojat e tërmetit, Prokuroritë e Durrësit dhe Tiranës nisin hetimet për ndërtuesit dhe zyrtarët (VIDEO)

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Sipas njëoftimit të akuzës, hetimet kanë nisur më 29 nëntor, mbi dyshimin se pasojat e tërmetit kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personat përgjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve. Çështja në fjalë në Prokurorinë e Durrësit është regjistruar për veprat penale: "Ndërtim pa leje" dhe "Shpërdorim detyre".

Ndërkohë, paralelisht hetimet kanë nisur edhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Hetimi ka si objekt kryerjen e  veprimeve të shpejta në drejtim të sqarimit të rrethanave konkrete, që kanë çuar në pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve.

Veprat penale që po hetohen janë ato të shpërdorimitë të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet për organet që kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë dhënë në mbështetje të ligjit, si dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë, ndërtim i paligjshëm,  dhe dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm.

Durrësi ishte njëra prej dy zonave më të dëmtuara nga tërmeti i së martës së kaluar. Për shkak të lëkundjes me magnitudë 6.4, në Durrës u shembën një numër i madh ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e 22 personave. Ndërkohë, dhjetëra banesa dhe pallate të tjera u bënë të pabanueshme dhe janë në proces shembjeje. 

Ndërsa në Tiranë u regjistrua një viktimë dhe dëme të shumta materiale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy